kâ nej’

kâ nej’

Ky projekt ka për qëllim të organizojë evente të rregullta në Vjenë; neja të mirëfillta për komunitetin tonë, gjithsesi me muzikë të përzgjedhun. ‘kâ nej’ ’ qysh prej simbolikës së vet emrit, ka për qëllim sjelljen në Vjenë të atmosferës së nejave të organizuara nëpër qendrat urbane të Kosovës; neja për të cilat të gjithë kanë nostalgji. Muzika e përzgjedhur është mjeti më i fuqishëm i këtij projekti, prandaj shumë shpejt muzika live do t’i bashkangjitet çdo nejë. Videoprojeksionet, prezantimi i artit dhe produktet vendore janë gjithmonë pjesë e tyre.

Kâ nej’ këtë herë ju sjellë këngëtarët e njohur shqiptar Flamur Lokaj dhe Genc Treni – Gega.
Flamuri, i cili ka sjell kulturen e muzikes se gjalle ne Gjakove, Ulqin, Prishtine, e ne shume qytete tjera, tani na e sjell edhe ne Vjene!
Nje kombinim i vecante i muzikes evergreen, rock’n’roll dhe serenatave korçare!

kâ nej’ – Ballkanroute 01 Prill 2017

Kemi kënaqësinë t‘ju prezantojmë projektin tonë të rradhës nga Kâ: BALKANROUTE.
Balkanroute do t’jet një koncert që do t’ju ofroj një eksperiencë shumë të veçantë, e cila do të bashkojë zhanret e ndryshem të ballkanit me ato Internacionale, ku pjesën kryesore të mbrëmjes do ta zënë tingujt e mrekullueshem të muzikës rome me grupin fantastik „Gipsy Groove“ – të cilët më në fund do këndojnë në Vjenë.

Gipsy Groove është një nga grupet me muzikë më të larmishme në rajon dhe kjo është pikerisht e veçanta e tyre. Së bashku me muzikën rome, të dy albumet e tyre të fundit tregojnë një përzierje të stileve të ndryshme – si: Funk, Ska, Reggae, Jazz etj dhe kjo është pikërisht shumëllojshmeria që ky grup muzikor do t’ju ofroj gjatë pranverës së 2017 – turne rreth Europës (No One is Illegal). Për shumë arsye, Vjena ishte gjithmonë një destinacion i dëshiruar për „Gipsy Groove“ dhe të Shtunën (01 Prill 2017) Kafu me shoqni po na vjen 🙂.

Natyrisht, projekti ynë nuk do të ishte i plotë pa një artist/e te vendit. Po ky vendim ishte i lehtë me Hanna Palme – një këngëtare (kantautore) me origjinë nga Austria e Epërme, e cila tashmë me vite është një performuese që mahnit publikun e Vjenës. Në Ballkanrote, përvec disa „covers“, Hanna do të këndojë edhe këngët e saj origjinale të stileve të ndryshme – chancon, pop, folk, rock dhe indie.

Balkanroute do t’ju prezantoj edhe grupin tash më të njohur – Ka Za (aka The Siblings). Zvicëran të natyralizuar, banues në Vjenë dhe me origjinë nga Kosova, të cilët janë një shembull i mrekullueshem i shkëmbimit kulturor, dhe kjo reflektohet edhe në repertorin e tyre muzikor që përfshin: muzikë shqip, italisht, spanjisht në një hark kohor prej një ore.

kâ nej’ – Nente vjetori i pavarsise se Kosoves

Festimi i nente vjetorit te pavarsise se Kosoves u festua ne clubin Loop tek linja e clubeve te ‘Gurtel’. U leshua muzike shqipe dhe te huaj, te zgjedhura nga Vincenci. Atmosfera u ndeze kur filluan me u leshu kenget e Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi, Bebe Rexha, te cilat tashme njihen me muziken e tyre edhe ne komunitetet e huaja te cilet nuk munguan edhe ne kete mbremje dhe festuan me ne sikur te jene edhe ata/ato Shqipe ;)… Mos te harrojme tí permendim edhe grupet tjera si Gjuremt, Fisniket, Mc Kresha, Kaos e shume e shume te tjere, me kenget e te cileve u defryem ate nate te 17 shkrutit 2017!

kâ nej’ – Ndeshja Shqipëri-Serbi dhe ditëlindje

U organizua në lokalin Fanialive, me rastin e ndeshjes së famshme të Shqipërisë kundër Serbisë në Elbasan, me datë 08.10.2015.

Dita e Pavarsisë së Kosovës është një ditë e rëndësishme për secilin nga ne dhe, meriton një organizim të mirëfilltë. Ne u munduam që sadopak këtë ta arrinim përmes muzikës së përzgjedhur nostalgjike shqiptare, poashtu e shoqëruar me videoprojeksione të disa filmave të vjetër të kinematografisë sonë. Nuk mungoi as rakia e shtëpisë e prodhuar nga baba Fehmi. Neja u organizua në lokalin Radio – The Labelbar, një nga lokalet më të veҫanta të Vjenës.

“Ne mund të jemi gjithçka, veҫ një gjë nuk jemi: ajo që kujtoni ju.”
– Ismail Kadare