kâ kamping

kâ kamping

Kampingu i radhës organizohet prej me 31 Maj – 03 Qershor 2018. Të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e kampingut të na shkruajnë në contact@kagrup.at me subjektin ‘kâ kamping’

kâ kamping ‘17

Ka kamping ’17 u mbajt prej 02 – 05 qershor. Kete radhe ishim ne liqenin “Erlaufsee” i cili gjindet 2 km nga qyteza Mariazell, qyteze kjo e njoftun per vendoret dhe turistet. Gjate ka kamping ’17 u mbajten aktivitete te ndryshme sportive. Vlene te theksohet se nga kampista u realizua ngjitja per ne majen e kodren “Brigitena” e cila kishe lartesi 1600m. Freskia dhe qeltersia e ujit te liqenit ishte nje bukuri ne vete per ne si pushues, ku lundrimi bashkarisht me barka neper liqe ishte vertet relaksues. Gjate ketyre kater diteve u pergaidite nje dreke per te gjithe, dreke kjo e cila na la mbrese shumices nga ne, duke pasur parasysh se sikur pasuli ashtu edhe sukugju ishte i siguruar nga Kosova yne e dashur :). Me kerkese te shume kampistave, grupi KA do te mundohet qe kete event ta realizon dy here ne vit, ku besojme qe kete vit te mbahet edhe nje here gjate muajit shtator.

kâ kamping ‘16

kâ kamping ‘15

‘Kâ kamping ‘14‘ ishte një përvojë shumë e bukur për të gjithë ne, prandaj kjo aventurë vazhdoi me ‘kâ kamping ’15 ‘ i cili u organizua me datat 04. – 07.06.2015 përsëri në Campingplatz Dobra, në një hapsirë të rezervuar veçmas për grupin tonë. Siҫ e dimë, qëllimi i kampingut është të mblidhemi së bashku në një ambient përallorë si ai i Reichhalms-it, t‘i kalojmë disa ditë në natyrë dhe sigurisht, të relaksohemi dhe të largohemi nga përditëshmëria. Pjesë përbërëse të kampingut ishin aktivitetet sportive, shetitjet në natyrë, mini-garat e ping pong-ut, lundrimi me varka, open-air kino etj. Me rëndësi është poashtu të theksohet që për dallim nga viti 2014, kësaj radhe mëngjesi dhe dreka u shrbyen nga restoranti i Kampingplatz Dobra

kâ kamping ‘14

Organizmi i një aventure të tillë kampingu kishte për qëllim të mblidhnim së bashku shoqërinë tonë, të kënaqemi dhe relaksohemi duke i kaluar tre ditë në natyrë. Morën pjesë rreth 30 persona, por, gjatë ditës numri u shtua si rezultat i miqëve të shumtë që vinin të na vizitonin. Shoqëria e mirë, bisedat e shumta, mishi në hell, sporti, muzika dhe shumë gjëra të bukura u bënë pjesë e pandashme e atyre tre ditëve.

Kampingu u organizua në Reichhalms, Niederösterreich, me datat 07 – 09. 06. 2014.

“Meqënëse jeta dhe siguria e secilit është e lidhur me fatin e të gjithë atyre që, së bashku, formojnë kombin, do të na donte shpirti që cdokush të sakrifikojë pesë minuta në njëzet e katër orë dhe të hetojë nga thellësia e vetes së tij se c’shërbim ka bërë për shoqërinë dhe c‘të mirë mund t’i bëjë kësaj shoqërie që quajmë komb.”
– Midhat Frashëri