kâ takim

kâ takim

kâ takim’ synon prurjen në Vjenë të ndonji personaliteti të shquar apo me ndikim, nga trojet shqipëtare. Personalitete të cilët mund të jenë të profileve të ndryshme, si atyre artistike, politike, ndërrmarrësuese, etj. Të krijohet një atmosferë bashkëveprimi dhe diskutimi ndërmjet të ftuarve dhe vizitorëve për qëllim të përfitimeve në aspektin profesional, bashkëpunues, shkëmbyes apo zhvillues.

kâ takim – Simpozium  – ‘MODERNIZMI KOSOVAR – nje abetare e arkitektures’

‘MODERNIZMI KOSOVAR – nje abetare e arkitektures’ nga autoret/arkitektet Ilir Gjinolli dhe Lulzim Kabashi, te organizuar ne bashkepunim mes TUWien, Kosovo-Friends dhe organizates KÂ.
Kjo ekspozite vjen ne Vjene ne hapsirat e Univerzitetit Teknik te Vjenes pas nje suksesi ne Galerine e Arteve ne Prishtine dhe ne Muzeun Kroat te Arkitektures ne Zagreb.
Hapja e ekspozites do te jete ne ora 18:30, por, e paraprin nje simpozium i cili fillon qe ne oren 13:00 dhe eshte i hapur per te gjithe. Ne simpozium do kete mysafir dhe arkitekt te shquar nga Kosova si dhe nga Univerziteti Teknik i Vjenes.

kâ takim – me kryetaren e Gjakovës, znj. Mimoza Kusari Lila[/title][fusion_text]Kryetarja e komunës së Gjakovës u takua me studentët dhe qytetarët gjakovarë në Vjenë. Në një atmosferë shumë të ngrohtë u dialogua për ҫështje të ndryshme të cilat brengosin qytetarët. Pa dyshim kryetarja arsyetoi dhe shprehu dëshirën që shumë nga studentët të kthehen në Gjakovë pas studimeve të tyre.

“Fjala më elokuente është ajo konkluzioni i së cilës kuptohet që nga fraza e parë e qëllimi nëpër brendinë e saj, kur duket në formë solide.”
– Sami Frashëri

kâ takim – me EYE, Encouraging Young Entrepreneurs në Vjenë

Me datë 25.02.’14 është përkrahur prezantimi i EYE – Encouraging Young Entrepreneurs në Vjenë me qëllim që edhe të interesuarve të mundshëm nga Vjena t’u jipet mundësija e informimit dhe aplikimit në Eye e cila është një kompani private që ka për qëllim stimulimin e ndërmarrësve të rinjë nga Kosova dhe mërgata, për të ndërtuar kompani të reja dhe të suksesshme. Për informacione më të detajuara, mundësinë e përfitimit dhe përfshirjes ju lutemi që të vizitoni faqen e internetit eye-ks.com.

“Është i lumtur ai që di dhe mund të punojë, që di dhe mund të bëjë edhe të tjerët të punojnë.”
– Midhat Frashëri