kâ zâ

kâ zâ

Një ide e kahmotshme që në Vjenë të sjellet muzika e gjallë u bë realitet. Dëshira me kriju dhe kultivu muzikën e gjallë, atë kryesisht shqipe u realizua me krijimin e grupit ‘kâ zâ’. Është një ndër projektet më me rëndësi të organizatës ‘’ në të cilin është investuar shumë kohë, impenjim dhe punë në realizimin e tij nga të gjithë pjestarët e grupit dhe shumë të tjerëve që kanë mbështetur në formimin e tij. Disa muaj me radhë është punuar në konsolidimin e grupit dhe repertoarit i cili përfshin një kombinim të këngëve kryesisht shqip dhe të huaja. Grupi do të performojë në mënyrë të rregullt në Vjenë, duke ofruar kështu për publikun çdo herë një vend, atmosferë dhe muzikë fantastike.