Ka kamping ´16 Në emër të këshillit organizativ dhe këshillit të deleguar nga partia …hahahaha … deklarojmë që: Kâ kamping 2016 iku dhe nuk kthehet më :)! Vlen të ritheksojmë që kâ kampingu ka karakter social dhe bart në vehte që prej fillimit si qellim motivimin e shoqërisë tonë për bashkëveprim, njohje, bashëkpunimin, komunikimin dhe cfarëdo produkti apo energjie tjetër pozitive që mund të dalë si rezultat një bashkëjetese të shkurtë 4-ditore në natyrë . Si organizatorë kemi plane afatgjata për këtë projekt dhe cdo herë japim maksimumin që kampingu si projekt të realizohet sa më mirë dhe t’i qëndrojë besnik qëllimit që mbart me vete. Mirupafshim deri në ka kamping ’17, që do të mbahet prej me datë 02 – 05 qershor.